Rama ndan pamje nga kantieri i punës në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2025, 08:39 | Aktualitet

Rama ndan pamje nga kantieri i punës në Shkodër: Ndërhyrje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit mëngjesin e sotëm disa pamje nga kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se kjo është një ndërhyrje dinjitoze dhe që po transformon zonën.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e punës në hyrje të Shkodrës, një ndërhyrje dinjitoze që po transformon zonën me rrugë, shtigje për biçikleta, trotuare, ndriçim e shumë gjelbërim, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos