Panairi i zejeve dhe kulinarisë, i cili bëri bashkë shkollat 9-vjeçare të Elbasanit, në rrugicat e kalasë historike të Elbasanit, tryeza me punime artizanale, gatime të zonës, kostume popullore të krahinave të ndryshme tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.
Kjo është atmosfera një ditë përpara festiveve zyrtare të Ditës së Verës në Elbasan. qyteti ka veshur ngjyrat e festës dhe është gati, shkruan A2 CNN.
Ruajtja e traditës, përcjellja brez pas brezi, pasurimi me vlera tek të rinjtë mbetet fokusi i organizatorëve të këtij panairi.
Ndonëse një festë që pret kohën të ngrohet e begatinë të shtohet, kostumet popullore mbeten kryefjalë e mënyrës se si e presim festën. Për nxënësit e shkollave, tradita dhe gjithçka kanë përftuar nga gjyshërit dhe prindërit i bën ata të plotësuar me dije dhe krenari.
Pritet që edhe këtë 14 mars Elbasani të mbetet kryeqendra e festimeve. (A2 Televizion)