Zjarr në Devoll, e vështirë ndërhyrja e zjarrfikësve

Nga Artin Halili
13 Mars 2025, 18:40 | Aktualitet

Zjarr në Devoll, e vështirë ndërhyrja e zjarrfikësve

Një vatër zjarri është shfaqur në Malin e Moravës, në territorin e Bashkisë Devoll pasditen e sotme.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, barishte, ah me bimësi të shkurtër dhe një pjesë me lajthi. Situata momentalisht është e vështirë pavarësisht ndërhyrjeve të forcave zjarrfikëse dhe vullnetarëve, pasi flakët favorizohen nga era e fortë.

Ndërhyrja vijon ende nga shërbimi zjarrfikës ku në terren po punojnë 7 prej tyre, ndërsa po japin ndihmë edhe banorë të zonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos