Rendiment dhe cilësi e lartë, ujitja dhe tregu kënaqën fermerët e pjeshkës në Gjocaj

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
4 Shtator 2025, 14:48 | Aktualitet

Disa tuba plastikë që sigurojnë vaditjen e parcelave dhe krijimi i një tregu konkurrues përmbledhjen e prodhimeve ka mjaftuar që fermerët e Gjocajt në bashkinë e Peqinit që kultivuan pjeshkën jo vetëm të rrisin rendimentin, por edhe të shesin me çmim të kënaqshëm produktet e tyre bujqësore brenda dhe jashtë vendit, shkruan A2 CNN.

Ka mjaftuar kaq pak nga bashkia modeste e Peqinit, që fermerët të japin rezultate të kënaqshme dhe të motivohen për të investuar në tokat e tyre.

Përveç rendimentit, kultura bujqësore e pjeshkës në Gjocaj të Peqinit rezulton edhe me cilësi tël artë, pasi është eksportuar me sukses në disa vende të BE dhe rajonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos