Me kamuflazh dhe çizme llastiku u paraqit në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN zyrtarja e PD-së nga Durrësi, Jola Hysa, duke folur për përmbytjet që përfshinë sot këtë qytet për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Teksa solli në vëmendje eksperiencën personale gjatë ditës së sotme teksa çonte vajzën në kopësht, Hysa akuzoi autoritete vendore për mos marrjen e masave për parandalimin e kësaj situate.
“Unë kalova të çoj vajzën te kopshti afër shtëpisë dhe për 20 minuta kam shpëtuar dhe jo vetëm të bllokohesha, po të notoja të shkoja në shtëpi. Nga lagjja në lagje shkon më shpejt me not se me makinë. Pa çizme nuk ia del dot gjëkundi. Mund të duket qesharake, por është e dhimbshme në 2026. Kësaj i thonë të tallemi me vetveten”, tha ajo në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas zyrtares demokrate, problemet nisin që në momentin e dhënies së lejeve të ndërtimit.
“Në momentin që mbaroi ndërtimi fillon urbanizimi që një bashki duhet të marrë masa. Pse vazhdon kjo? Se ne japim leje ndërtimi në majë të Currilave. Janë disa vileta”, shtoi ajo në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Ajo ngriti pikëpyetje mbi deklaratat e kryetares së Bashkisë Durrës, e cila pohoi se në terren janë angazhuar 15 grupe pune, ndërsa apeloi për shpalljen e emergjencës civile.
“Kryetarja e Bashkisë thotë që kemi ën terren 15 grupe që nuk i ka parë asnjë deri më sot. Bashkia e Durrësit duhet të shpallë emergjencën civile në mënyrë të jashtëzakonshme. Pse nuk ndodh kjo? Se buxhetet miratohen çdo vit. Si mund t’ia dalin 64 punonjës zjarrfikës ti vinë qark gjithë Durrësit”.
Zyrtasrja demokrate theksoi se shumë biznese kanë pësuar dëme të rënda, me djegie të aparaturave elektrike, pavarësisht se paguajnë rregullisht taksat dhe nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.
“Ka biznese që u janë djegur të gjitha aparaturat paguajnë taksat dhe nuk marrin asnjë dëmshpërblim. Ka dy përmbytje brenda këtij viti që akoma nuk janë dëmshpërblyer. Kjo ishte e shmangshme në momentin që ke një buxhet”.
(A2 Televizion)