"Durrësi nuk rrezikonte përmbytje" Blushi nxjerr parashikimin e Gjeoshkencave: E mbyti vjedhja

Nga A2 CNN
8 Janar 2026, 21:50 | Aktualitet

Përmbytjet e ndodhura në Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër nuk kanë të bëjnë fare me fatkeqësi natyrore. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN sekretari i PL-së Tedi Blushi, i cili ka përjashtuar në mënyrë kategorike fatkeqësinë natyrore, duke ia faturuar përgjegjësinë qeverisë.

“Kjo që ka ndodhur në Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër nuk ka të bëjë fare me fatkeqësi natyrore. Përgjegjësinë këtu duhet ta mbajë shteti”.

Duke sjellë në vëmendje njoftimin në faqen zyrtare të Institutit të Gjeoshkencave, Blushi thekson se Durrësi kishte nivel të ulët risku nga përmbytjet, ndërsa akuzon qeverinë për vjedhjen e fondeve.

“Është në faqen zyrtare të Institutit të Gjeoshkencave që niveli i riskut në qarkun e Durrësit është i ulët. I vetmi qark që rrezikonte të përmbytej ishte Shkodra. Janë vjedhur fondet për ujësjellësit, kanalizimet dhe hidrovoret. Përmbytjet i ka shkaktuar qeveria që ka vjedhur fondet”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos