Festa e mollës që tashmë është kthyer në një traditë në fshatin Dvoran të Korçës, përveç promovimit të zonës dhe prodhimeve të saj, nxjerr në pah edhe problematikat dhe vështirësitë që kanë fermerët e mollës.
Kjo kulturë njihet për cilësinë e saj në këtë zonë, por vështirësitë që hasen vit pas viti po sjellin rënie të numrit të fermerëve që e kultivojnë dhe për rrjedhojë edhe ulje të rendimentit.
Një shtetase amerikane që prej disa kohësh jeton në Dvoran së bashku me familjen e saj, ka dhënë shembullin që molla përveçse mund të përdoret si frut mund edhe të gatuhet në lloje të ndryshme ëmbëlsirash dhe të ardhurat të përdoren në të mirë të komunitetit
“Kemi bërë ëmbëlsira me mollë, prodhimet janë bio dhe të freskëta. Dhe me lekët që do të fitojmë dëshirojmë të restaurojmë një klase në Dvoran, pasi edhe unë po jetojë këtu në Dvoran”, shprehet ajo.
Në qarkun e Korçës janë rreth 4 200 hektarë me molle të variteteve të ndryshme, si fuxhin, starkinge, golden etj. (A2 Televizion)