“Fëmijët po na i bëjnë homoseksualë”, shpërthen logopedi pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 09:50 | Aktualitet

Logopedi Erges Eskiu deklaroi në “Dita Jonë” në A2 CNN, se agjenda Woke e aktivistëve që kanë shtyrë përpara miratimin e ligjit për barazinë gjinore, ka për qëllim manipulimin e fëmijëve në shkollat e vendit.

Sipas Eskiut ata kërkojnë të influencojnë fëmijët me idenë se të qëndrosh djalë me djalë të bën automatikisht homoseksual.

“Fakti që këta kërkojnë të futen në kurrikulat shkollore, të shkojnë tek fëmijët e vegjël, dhe e bëjnë vetëm për ti manipuluar. Nuk shkojnë tek një fëmijë 18 vjeç, i cili është i qartë për dëshirat dhe pasionet që ka. Këta shkojnë tek fëmijët e vegjël. Dhe arsyeja perverse që unë kam denoncuar, është se këta bëjnë shkelje të ligjit. Nga mosha 5-6 vjeç deri në moshën 10-12 vjeç fëmijët parapëlqejnë të qëndrojnë apo luajnë me një fëmijë të gjinisë së njëjtë. Dhe këta persona përveçse dhe kriminal të agjendës Woke, shkojnë tek këta fëmijë për ti manipuluar dhe i thonë fakti që ti je djalë dhe qëndron më tepër me djem, gjasat janë që ti të jesh homoseksual. Shiko se nuk ka gjë të keqe të jesh homoseksual, sepse është hareshëm, është trendi të jesh homoseksual. Shiko dhe ky që ka ardhur këtu, sepse do marrin edhe një transgender me vete, ose disa homoseksualë me vete në shkolla që t’u flasin këtyre fëmijëve. Tu thonë ja edhe këta si ju janë, por edhe këta janë ndierë ndryshe dhe kanë luajtur një djalë me një djalë apo një vajzë me një vajzë dhe kur vajtën 18 vjeç kuptuan se ishin homoseksual. Pra do shkojnë t’i manipulojnë fëmijët”, tha Eskiu në Dita Jonë” në A2 CNN.

Më tej ai i bëri apel prindërve që t’u qëndrojnë pranë fëmijëve dhe t’i edukojnë e mësojnë se të luash apo qëndrosh në shoqëri djalë me djalë apo vajzë me vajzë është e natyrshme dhe jo anormale siç predikon agjenda Woke.

“Ne si prindër duhet t’i mësojmë fëmijëve që fakti që ti qëndron një djalë me një djalë, apo një vajzë me një vajzë është e natyrshme. Sepse fëmija në radhë të parë nuk është seksual, por është fëmijë dhe ka të drejtën e tij të edukohet në shkollë dhe të argëtohet. Këta shkojnë dhe i flasin për homoseksualizmin”, theksoi logopedi Erges Eskiu në “Dita Jonë” në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos