Prej 13 vjetësh në një karrocë me rrota, e reja nga Vlora mesazh qytetarëve: Ejani të votoni si unë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 11:56 | Aktualitet

Pa makinë, e shoqëruar nga nëna dhe babai, qytetarja vlonjate në karrocë me rrota zgjedh të shprehë vullnetin e saj me votë. Prej 13 vjetësh në një karrocë me rrota, ajo sot zgjodhi të ushtrojë vullnetin e saj për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të qytetit.

E pyetur nga media ajo thotë ishte shumë e vështirë që të vinte të votonte ndërsa u bën apel qytetarëve që të votojnë.

“Është shumë e vështirë, erdha të votoj, jam që 18 vjeçe në karrocë tani jam 31 vjeç. Erdha me  prindërit. Mund të vijnë të votojnë si erdha unë”, shprehet ajo, raporton A2 CNN.

Në qendrat e votimit thotë se nuk ka as rampa. Tregon se kjo ditë është e rëndësishme edhe për të, për të shprehur vullnetin me votë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos