Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reaguar ashpër mbrëmjen e sotme pas incidentit ku një predhë balistike e nisur nga Irani në drejtim të Turqisë u asgjësua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s. Gjatë iftarit me forcat komando, Erdogan u ka bërë të ditur se një situatë e tillë “nuk duhet të përsëritet më. Në një lidhje me emisionin Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, gazetari Sokol Brahaj, theksoi se Turqia nuk do të lejojë cenimin e asnjë pëllëmbe të territorit të saj, në tokë, ajër apo det.
“Ushtria e Turqisë është në gatishmëri që orët e parë që ka filluar kjo luftë. Për iftarin presidenti ishte para komandove të Turqisë dhe aty tha që kjo që ka ndodhur të mos përsëritet më, të cenohet më asnjë pëllëmbë tokë, qoftë në ajër, në det apo edhe në tokë, sepse Turqia me këtë e ka treguar veten. Pra kjo ushtri turke ka treguar veten për një shekull që e mbron me çdo faturë”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Ai bëri të ditur se më pas, u thirr në Ministrinë e Jashtme turke, ambasadori iranian, megjithëse detaje nga takimi nuk janë bërë publike.
“Më vonë është thirrur edhe ë ambasadori Iranit para ministrisë së jashtme, por nuk kemi prononcime se çfarë është folur me të”.
(A2 Televizion)