Florenc Spaho jep dorëheqjen nga drejtimi i QSUT, kush pritet ta zëvendësojë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 15:49 | Aktualitet

Florenc Spaho jep dorëheqjen nga drejtimi i QSUT, kush pritet ta

Florenc Spaho ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i QSUT-së (Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza).

Lajmi është konfirmuar nga burime të sigurta për A2 CNN, dhe Spaho e mbajti këtë post vetëm për 2 muaj.

Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes së papritur të tij, ndërkohë që A2 CNN mëson se Spahon pritet që ta zëvendësojë Anxhela Paparizo.

Paparizo aktualisht është duke u prezantuar në ambientet e QSUT-së nga ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, raporton A2 CNN.

Po ashtu mësohet se Paparizo jeton prej kohësh mes Shqipërisë dhe Kanadasë, ndërsa ka mbajtur poste të rëndësishme edhe më herët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos