IKMT kthehet në Orikum, shemb dy objekte në bregdet

Nga Edi Ruçi
23 Shtator 2025, 12:01 | Aktualitet

IKMT kthehet në Orikum, shemb dy objekte në bregdet

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është rikthyer këtë të martë në Orikum, ku ka ndërhyrë për shembjen e dy objekteve në bregdet, të cilat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.

Pronarët e kanë kundërshtuar ndërhyren duke e cilësuar se është e paligjshme, pasi objektet e tyre ndodhen ende në proces gjyqësor me Agjencinë e Kadastrës (ASHK), ndërkohë që nuk janë njoftuar zyrtarisht për prishjen, shkruan A2.

Pronarët kanë kërkuar kohë dhe i janë drejtuar institucioneve, por janë përballur me një “fakt të kryer”.

Përveç Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Vlorë, në aksion morën pjesë edhe forcat e IKMT-së nga Tirana, të mbështetura nga policia me efektivë të shumtë në terren.

Megjithatë, pavarësisht kundërshtive, ndërhyrja u krye dhe dy objektet u prishën nga forcat e IKMT-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos