Pronarja të cilës i është shembur objekti në Orikum e kundërshton aksionin e IKMT-së.
Sipas saj, objekti nuk duhet të shembet pasi nuk është marrë ende një vendim për të, shkruan A2.
Ajo thotë se vazhdon proceset gjyqësore për pronën në fjalë dhe ende gjykata nuk ka dhënë asnjë vendim.
Procese gjyqësore këto që, sipas zonjës, janë me Kadastrën e Vlorës, dhe nuk kanë përfunduar. (A2 Televizion)