Foto nga zjarri në kodrat pas Kombinatit

Nga A2 CNN
12 Gusht 2025, 09:50 | Aktualitet

Foto nga zjarri në kodrat pas Kombinatit

Një vatër e madhe zjarri përfshiu mbrëmjen e djeshme kodrën tek ish-Kombinati Misto Mame. Në fotot e siguruara nga A2 CNN shihen flakët që janë shumë pranë banesave dhe zona lidhet fare pranë nga krahu tjetër me një zonë rezidenciale shumë të njohur të Tiranës.

Foto nga zjarri në kodrat pas Kombinatit

Për shkak të temperaturave përvëluese të këtyre ditëve, situata nga zjarret në të gjithë vendin paraqitet me rrezikshmëri të lartë. Një ditë më parë Agjencia e mbrojtjes Civile bëri të ditur se 3 qarqe të vendit Shkodra, Lezha dhe Elbasani paraqesin rrezikshmëri shumë të lartë për zjarre, shkruan A2 CNN.

Foto nga zjarri në kodrat pas Kombinatit

Ndërkohë që prej pasdites së djeshme flakët e zjarri kanë përfshirë edhe zonën natyrore të Syrit të Kaltër në Sarandë. Mëngjesin e sotëm, ndërhyrja për shuarjen e flakëve po kryhet nga ajri me një avion Canadair dhe një helikopter, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Foto nga zjarri në kodrat pas Kombinatit

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos