Zjarri që pushtoi rrugën në aksin kombëtar "Bistricë-Syri i Kaltër" është përhapur duke rrezikuar kështu edhe Parkun Natyror të syrit të Kaltër.
Pas evakuimit të gati 500 turistëve, vizitorëve që mbërritën aty për të shijuar kaltërsinë e ujërave të Syrit të Kaltër, Parku Natyror rrezikohet nga flakët. gjendja alarmante, pamjet që raportohen nga vendngjarja, ka shqetësuar edhe studiuesin Auron Tare, i cili në një reagim publik ka ironizuar vëmendjen dhe kujdesin për zonat e mbrojtura dhe festat që po zhvillohen aktualisht në vend.
“Më në fund arritëm ta djegim edhe Parkun Natyror të Syrit të Kaltër. Nuk kam ndonjë koment pasi fjalët janë të tepërta kush shikon këto pamje. Mos harroni Çeço Fest në Gjiro dhe Nona në Përmet, muzikë aheng e bakllava”, ironizon Auron Tare në murin e tij virtual, por si një thirrje për reagim në këto ditë të nxehta ku asnjë vatër zjarri nuk duhet neglizhuar. (A2 Televizion)