Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shpreh në studion e A2 CNN se kurora e pishave në parkun kombëtar të “Syrit të Kaltër” tashmë është shkatërruar plotësisht për shkak të zjarreve.
Sipas Prençi, qeveria nuk ka asnjë helikopter për fikjen e zjarreve, teksa fajësoi dhe strukturat për paaftësi.
“Kurora e pishave në syrin e kaltër është djegur e gjitha. Në 4 orë qeveria nuk ka ngritur një helikopter. 30 minuta duhen nga Tirana për të shkuar në syrin e Kaltër. Lehtësia atje është që e ke ujin atje. Helikopterët mund të furnizohen me ujë të Syri i Kaltër. Nuk ka shkuar helikopteri pasi MM nuk na gatishmëri asnjë helikopter.
MM ngre një Cougar, por ata nuk kanë rezultate. Edhe Xhaçka, Peleshi dhe Vengu prej 5 vitesh po propagandojnë që do kemi dy helikopterë. Por nuk kanë ardhur. Nuk kemi asnjë mjet për fikjen e zjarrit është propagandë. Kryeministri e ka kuptuar që nuk qeveriset me patronazhistë, me njerëz të paaftë”, tha Prençi. (A2 Televizion)