Kryeprokurori i Kosovës pret Altin Dumanin, zbardhet fokusi i bisedimeve

Nga A2 CNN
1 Tetor 2025, 12:42 | Aktualitet

Kryeprokurori i Kosovës pret Altin Dumanin, zbardhet fokusi i bisedimeve

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës,  Blerim Isufaj, priti në një takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta.

Dumani ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërsa, Isufaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se Prokuroria Speciale mbetet një shtyllë e fortë dhe e palëkundur e sistemit të drejtësisë në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos