Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi

Nga Artin Halili
22 Nëntor 2025, 10:37 | Aktualitet

Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e

Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë sjellë daljen nga shtrati të lumit Osum në fshatin Leshnjë të Bashkisë Korçë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa dhe në bujqësi e blegtori.

Banorët raportojnë se uji ka depërtuar me shpejtësi në disa godina dhe stalla, duke rrezikuar jetën e njerëzve, por dhe bagëtinë.

Adriatik Ropi tregon se ujërat kanë hyrë brenda stallës së tij, duke vënë në rrezik çobanin që ndodhej në punë si dhe duke shkaktuar ngordhjen e rreth 50 deleve, shkruan A2 CNN.

Të dëmtuar nga dalja e lumit Osum janë edhe banorët Robert Ropi dhe Perparim Nako, të cilët raportojnë dëme si në shtëpitë e tyre ashtu edhe në mjediset bujqësore e blegtorale.

Fshati Leshnjë, pjesë e njësisë administrative Vithkuq, është një zonë që mbështetet kryesisht në blegtori, çka e bën goditjen nga përmbytjet edhe më të rëndë për familjet që jetojnë aty. Autoritetet vendore ndodhen në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të mbështetur banorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos