
Prurjet e shumta të lumit Devoll gjatë orëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit në basenin e HEC-it të Moglicës, duke e çuar atë në kufijtë maksimalë teknikë. Si pasojë, strukturat përgjegjëse kanë aktivizuar protokollet e sigurisë dhe kanë hapur një nga portat e shkarkimit për të garantuar funksionimin normal të hidrocentralit.
Sipas burimeve zyrtare, procesi i shkarkimit po kryhet i kontrolluar dhe në përputhje me parametrat e sigurisë, pa rrezikuar zonat poshtë digës.
Territorit përreth vijon të monitorohet nga grupet e gatishmërisë, ndërsa qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë larg shtratit të lumit Devoll dhe zonave të ekspozuara ndaj rritjes së nivelit të ujit. (A2 Televizion)
