Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimit të Matematikës. Ja si mund t’i gjeni

Nga A2 CNN
26 Qershor 2025, 14:32 | Aktualitet

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimit të

Ditën e sotme janë publikuar notat e provimit të Matematikës, të maturës shtetërore të vitit 2025.

Provimin e Matematikës e kanë kryer në total 25 824 maturantë. 673 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 97.39% ndërsa nota mesatare është 6.47.

Brenda disa minutash do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te metejshme për rezultatet e këtij provimi.

Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm:

https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/ (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos