Liqeni i Shkodrës në UNESCO, është angazhimi i radhës i Ministrisë së Mjedisit në bashkëpunim me homologen malazeze, për të përgatitur dosjen përkatëse të nominimit. Për këtë arsye, në Shkodër u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të ministrive të mjedisit të Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal që lagen nga brigjet e Liqenit të Shkodrës, i cili përcaktohet si një rezervë biosfere ndërkufitare.
Përgatitja e dosjes së nominimit parashikon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi për ruajtjen dhe menaxhimin e përbashkët të Liqenit të Shkodrës, shkruan A2 CNN
Gjetja e mënyrave potenciale të zhvillimit përgjatë bregut liqenor, duke respektuar natyrën, është një tjetër sfidë e këtij bashkëpunimi (A2 Televizion)