Komisioni i Përzgjedhjes brenda Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, që po shqyrton kandidaturat për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka skualifikuar nga gara 6 nga 13 kandidatët që kishin aplikuar për këtë pozicion, duke dorëzuar dokumentacionin fillestar.
Në përfundim të mbledhjes, pas përmbushjes së kritereve ligjore, Komisioni i Përzgjedhjes vendosi kualifikimin për fazën e parë të këtij procesi dhe vijimin në fazën tjetër të konkurrimit për kandidatët e mëposhtëm:
Andi Pogaçe
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta
Kandidatët e përzgjedhur do të vazhdojnë konkurrimin për fazat e tjera të procesit. (A2 Televizion)