Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimeve me zgjedhje. Ja si mund t’i gjeni             

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 18:14 | Aktualitet

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimeve me zgjedhje. Ja si

Sapo janë publikuar notat e provimeve të lëndëve me zgjedhje për të gjithë maturantët.

Provimet me Zgjedhje i kanë kryer në total 25 872 maturantë. 360 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 366 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 98.61% ndërsa nota mesatare është 7.72, shkruan A2 CNN.

Brenda disa minutash do të publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te metejshme për rezultatet e këtij provimi.

Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm:

https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimeve me zgjedhje. Ja si (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos