Qarqet më problematike nga zjarret, Haki Çako: Mbi 90% e rasteve nga dora e njeriut

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 19:31 | Aktualitet

Qarqet më problematike nga zjarret, Haki Çako: Mbi 90% e rasteve nga

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes me Loneta Prognin ku foli në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë, tashmë që një valë i nxehti ekstrem ka përfshirë territorin.

Çako, aktualisht e cilëson situatën të qetë, ndërkohë që vlerëson si qarqet më problematike nga zjarret ato të Vlorës dhe Lezhës.

Sipas kreut të AKMC, pjesa më e madhe e zjarreve në Shqipëri shkaktohen nga dora e njeriut.

“Aktualisht kemi një intensitet të ulët zjarresh. Kanë qenë 16 vatra dhe vetëm një prej tyre është ende aktive. Ditët e mëparshme kemi pasur situata më të rënda. Qarqet më problematike kanë qenë në Vlorë, Lezhë e Kukës. Mbi 90% e rasteve janë me faktor njeri, lidhen drejtpërdrejt me djegien e kullotave dhe daljen jashtë kontrollit. Por nuk mund të përjashtojmë dhe tendencat kriminale”, tha Çako në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos