Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan, i pranishëm edhe ministri Hasani

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 18:16 | Aktualitet

Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan, i

Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Ambasadës së Shqipërisë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani; Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher; Kancelari i Madh dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Urdhrit Sovran të Maltës, Shkëlqesia e Tij, Riccardo Paternò di Montecupo; përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë; si dhe autoritete të tjera.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri Hasani e ka cilësuar këtë hap si dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, e cila është bërë gjithnjë e më e fortë dhe më e orientuar drejt së ardhmes bazuar në dialogun ndërfetar dhe paqen globale, shkruan A2 CNN.

“Dinjiteti njerëzor, respekti për diversitetin, liria fetare dhe drejtësia sociale janë disa prej vlerave të përbashkëta që lidhin Shqipërinë dhe Selinë e Shenjtë. Andaj, kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare”, është shprehur z. Hasani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos