Hedhja e kryqit në ujë, besimtarët ortodoksë kujtojnë bekimin e natyrës

Nga Gazment Janku
6 Janar 2025, 15:15 | Aktualitet

Në mbarë vendin tonë besimtarët e krishterë ortodoksë kanë kremtuar ditën e bekimit të Jezus Krishtit që njihet ndryshe edhe si dita e bekimit të natyrës. Simbolikë e kësaj dite është hedhja e kryqit në ujë.

6 janari dita e pagëzimit të Jezus Krishtit ose siç njihet nga besimtarët ortodoksë edhe si bekimi i ujërave dhe natyrës, u kremtua sot në qytet kryesore, ku besimtarët e krishterë ortodoksë kanë marrë pjesë në liturgjitë që janë mbajtur në kisha për të vijuar me ritin e hedhjes së kryqit në ujë.

Në Elbasan ishte një 14-vjeçar që nxori kryqin nga uji. Në Korçë dhe Fier riti i hedhjes së kryqit në ujë u zhvillua në shatërvane, ku të rinjtë që e kapën kanë shprehur kënaqësinë dhe besimin për mbarësi në këtë vit të ri.

Ndërsa në Vlorë hedhja e kryqit u bë në det ku personi që arriti të kapte kryqin e kishte për herë të parë këtë emocion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos