Rikonstruksioni i godinës së shkollës 9-vjeçare në fshatin Gështenjas të Pogradecit ka krijuar një situatë shqetësuese për prindërit e rreth 100 nxënësve, të cilët jo më larg se mbrëmja e së dielës u njoftuan se procesi mësimor do të vazhdojë mbasdite në shkollën e fshatit Rrëmenj.
Ky vendim i autoriteteve vendore të arsimit ka ngjallur kundërshtinë e prindërve, në kushtet kur këtyre nxënësve nuk u sigurohet transporti, shkruan A2 CNN.
Në këto kushte, prindërit kanë deklaruar se do të mbajnë në shtëpi fëmijët e tyre derisa të mbarojë rikonstruksioni i shkollës në fshatin e tyre. Ndërkohë, zyra vendore e arsimit në Pogradec ende nuk ka dhënë një reagim në lidhje me situatën e krijuar. (A2 Televizion)