Hidhet shtresa e parë e asfaltit, Rama: Së shpejti Lura magjike e aksesueshme përmes rrugës së re turistike

Nga A2 CNN
2 Janar 2026, 12:41 | Aktualitet

Hidhet shtresa e parë e asfaltit, Rama: Së shpejti Lura magjike e

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se shumë shpejt Parku Kombëtar i Lurës do të jetë i aksesueshëm për vizitorët përmes rrugës së re turistike. Në një postim të ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale kreu i qeverisë shprehet se është hedhur shtresa e parë asfaltike në segmentin Peshkopi – Lurë, ndërsa puna po vijon intensivisht edhe në segmentin Lurë – Rrëshen.

Hidhet shtresa e parë e asfaltit, Rama: Së shpejti Lura magjike e

“Së shpejti edhe Lura magjike do të jetë e arritshme përmes rrugës së re turistike, ku është hedhur shtresa e parë asfaltike mbi segmentin Peshkopi - Lurë dhe po vazhdon puna mbi segmentin Lurë – Rrëshen”, shkruan Rama, krahas fotove nga punimet.

Hidhet shtresa e parë e asfaltit, Rama: Së shpejti Lura magjike e

Ky investim pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe të shkurtojë kohën e udhëtimit drejt një prej destinacioneve më të bukura natyrore të Shqipërisë.

Hidhet shtresa e parë e asfaltit, Rama: Së shpejti Lura magjike e

Rruga e re pritet t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës së Lurës, duke e kthyer atë në një pikë edhe më tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj.

Hidhet shtresa e parë e asfaltit, Rama: Së shpejti Lura magjike e (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos