
I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit janë shënuar reshje bore. Rënia e borës ka sjellë edhe ulje të ndjeshme të temperaturave, veçanërisht në zonat e larta malore.
Autoritetet raportojnë se situata paraqitet nën kontroll dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme. Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka raportime për problematika apo situata emergjente.
Sa i përket furnizimit me energji elektrike, i gjithë Qarku Kukës furnizohet normalisht, me përjashtim të Njësive Administrative Margegaj dhe Lekbibaj, si dhe fshatit Berishë në Njësinë Administrative Bytyç, Bashkia Tropojë. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta që po mbizotërojnë në verilindje të vendit. (A2 Televizion)