Shi, erë e fortë dhe trafik në Rrugën e Kombit

Nga Ervin Mehmeti
2 Janar 2026, 11:51 | Aktualitet

Shi, erë e fortë dhe trafik në Rrugën e Kombit

Fluks i lartë mjetesh është regjistruar aktualisht në të dyja anët e pikës së pagesës në Kalimash. Qarkullimi më i rënduar paraqitet në korsinë e aksit Tiranë–Kukës–Morinë–Kosovë, ku lëvizja e mjeteve është dukshëm më e madhe.

Ky fluks vjen si pasojë e lirimit të rrugës për qarkullim, pas disa aksidenteve të ndodhura më herët në zonën e Rrëshenit, në Rrugën e Kombit, ku për një periudhë pati edhe bllokim të plotë të trafikut.

Ndërkohë, Rruga e Kombit, në të dyja drejtimet e lëvizjes Kukës – Tuneli i Kalimashit, po përballet me reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë, çka e bën qarkullimin më të vështirë. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë, për shkak të lagështisë dhe kushteve të pafavorshme të motit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos