I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, gazetari Ardit Rada duke kometuar protestat e opozites foli edhe per shakrimin e ish-drejtorit te policisie Ilir Proda.
Rada u shpreh se së fundmi Partia Demokratike ka arritur disa fitore përmes protestave të saj, duke theksuar se kjo nuk lidhet me dhunën, por me pjesëmarrjen dhe presionin politik.
“Mendoj që së fundmi Partia Demokratike ka arritur disa fitore me protestat e saj. Jo për shkak të dhunës, sesa për shkak të pjesëmarrjes, si në pezullimin e zonjës Balluku, sepse nuk diskutohet që ka rolin e saj si parti politike me protesta, me presione, me shkresa që ka dërguar kancelarive, me biseda, me takime. Normalisht që ka ndikimet e saj”, u shpreh Rada.
Sipas tij, një tjetër rast ku sipas tij është ndjerë ndikimi i opozitës lidhet edhe me shkarkimin e ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
“Së dyti edhe me shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë që iu nisën te dera e zyrës dhe për shtatë apo për tetë orë të nesërmen e shkarkuan. Pastaj arsyet kuptohet që lidhen edhe me akuza të tjera teknike të menaxhimit të situatës”, tha gazetari. (A2 Televizion)