Bashkia e Pustecit e vetmja bashki në vend që të gjithë territorin e saj e ka zonë të mbrojtur, duket se po vuan mungesën e investimeve në funksion të turizmit. Edhe pse potenciali i zonës është mjaft i madh për të zhvilluar turizmin dhe për rrjedhojë për të rritur edhe të ardhurat, fakti që është zonë e mbrojtur ka frenuar dhe frikësuar biznesin për të ndërmarrë investime. Dhe ky fakt pohohet përa2 edhe nga vetë kryetari i bashkisë së Pustecit.
Me mbi 17mijë vizitorë të huaj, pa llogaritur këtu vizitorët vendas apo ata që vijnë nga vendi fqinj iI Maqedonisë së Veriut, duket se Pusteci nuk përballon dot as sasinë dhe as nivelin e shërbimit ndaj turistëve.
Dhe më shqetësues është fakti që edhe me projektin e paketës së maleve kjo bashki nuk po siguron dot investime në shërbim të turizmit.
Aktualisht, Parku Kombëtar i Prespës numëron vetëm pesë “Guest House” që presin turistët vendas dhe të huaj. Edhe pse ndër vite ka pasur interes të lartë për ndërtimin e bujtinave të reja, ligji për zonat e mbrojtura ka qenë pengesa kryesore. (A2 Televizion)
