Ish-kreu i PD-së në Vlorë emërohet në krye të Kadastrës

Nga A2 CNN
24 Qershor 2025, 14:50 | Aktualitet

Ish-kreu i PD-së në Vlorë emërohet në krye të

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në degën e Vlorës, Genc Deromemaj është emëruar në krye të Kadastrës së Vlorës.

Këtë post deri para disa ditësh e mbante Paola Sulaj, e cila ishte e komanduar në detyrë pas dorëheqjes së kreu të këtij institucioni.

Kujtojmë se Deromema në moshë shumë të re ka qenë edhe kandidat për kryetar të bashkisë së Vlorës, ku humbi zgjedhjet përballë Dritan Lelit.

Në vitin 2015, Partia Socialiste në Vlorë e akuzonte Deromemajn si ndërtuesin "hije" të familjes së ish-kryetarit të PD, asokohe Lulzim Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos