Teksa e cilësoi vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si goditje të shtetit në zemër, gazetari Roland Qafoku tha se në vendin tonë janë vrarë 422 policë në krye të detyrës.
I ftuar në Off the Record, Qafoku rrëzoi dhe disa deklarata të ditëve të fundit se në Shqipëri ka 11 mijë të vrarë për çështje pronë, duke thënë se një shifër e tillë është e ekzagjeruar.
“Vrasja e gjyqtarit kalaja është më e rënda në drjetësi. Është vrarë këtu dhe kreu I dhomës së avokatisë, Kleanthi Koçi. Si ka mundësi nuk u ngrit njëherë vrasja e policëve nga kjo opozitë. Janë vrarë 422 policë. Një polic në Shkodër, autori është dënuar 3 vite. Si nuk e thotë njeri. Ajo vrasje ka goditur shtetin në zemër. Nuk flet asnjë për ata bij nënash. Kanë qenë të gjithë bij nënash. Ka disa shifra që nuk janë të sakta. 11 mijë të vrarë për çështje pronash. Nuk është e saktë. Me referencë janë 7000 vrasje. I kam marrë vit për vit nga 1990. Nga këto 7000 mijë a mund të jenë shumica për pronën nuk e di”, tha Qafoku në A2 CNN.
(A2 Televizion)