Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit? Ja kush janë në garë

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 17:46 | Aktualitet

Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit? Ja kush janë në

KLP zyrtarizon katër kandidaturat për kreun e SPAK. Prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi pretendojnë të zënë vendin e Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme.

Katër garuesit kërkojnë drejtimin e strukturës që lufton korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar, një strukturë që deri tani e kanë drejtuar Arben Kraja dhe Altin Dumani, shkruan A2 CNN.

Mandati i drejtuesit të SPAK është 3-vjeçar dhe pa të drejtë rizgjedhjeje. Kërkesat për zgjatjen e afatit të qëndrimit në detyrë të prokurorëve të SPAK apo për dhënien e të drejtës së rizgjedhjes së drejtuesve nuk janë mbështetur as nga politika dhe as nga ndërkombëtarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos