Tetori rozë nuk simbolizon frikën, por shpresën për të jetuar. Me dhurata, lule e piktura në duar, nxënëset e medresesë së Elbasanit u afruan drejt derës së Onkologjikut në Tiranë.
Këtë tetor vajzat vendosën të dhurojnë pak buzëqeshje dhe mbështetje për gratë që po trajtohen nga kanceri i gjirit.
Mesazhi është i thjeshtë, çdo grua duhet të luftojë me çdo forcë në përballimin e çdo sfide shëndetësore
E në fund ajo që pritje. Gratë u përlotën teksa panë se disa vajza të reja kishin menduar për to në këto momente të vështira. (A2 Televizion)