Rreziku nga sulmet kibernetike, NATO në Tiranë: Investoni në mbrojtje, gati për luftë

Nga Fjorela Beleshi
9 Tetor 2025, 15:03 | Aktualitet

Rreziku nga sulmet kibernetike, NATO në Tiranë: Investoni në

Digjitalizimi i infrastrukturës i ka ekzpozuar shtetet anëtare të NATO-s ndaj sulmeve kibernetike të vendeve jo mike, duke i kthyer atonë një “kamp lufte online”.

Në konferencën e NATO-s për Sigurinë Kibernetike të mbajtur në Tiranë, sekretari i përgjithshën i Aleancës, Mark Rutte, me anë të një videomesazhi, nënvizoi rrezikun që i kanoset sistemeve shtetërore në rast se nuk do të ketë investime serioze në këtë sektor.

“Sot tastiera është armë lufte, shënjestron shoqëritë tona çdo ditë, aktorë shtetërore dhe jo shtetërorë punojnë kundër nesh në hapësirën kibernetike, duke u rrekur që të prishin mbrojtjet tona, të ndërhyjnë në shërbimet qeveritare. Në përgjigje të kësaj, NATO vazhdon të bëhet më e fortë në botën digjitale. Ne jemi stërvitur, kemi kryeroperacione në hapësirën kibernetike dhe kundërshtarët e dinë se shkelja e hapësirës mund të vënë në lëvizje nenin 5. Në NATO askush nuk qëndron vetëm, të gjithë së bashku në këtë epokë digjitale kundër çdokujt që kërkon të na dëmtojë”, tha kreu i NATO-s, Mark Rutte.

Fushëbeteja tashmë është zhvendosur pas një kompjuteri. Për këtë arsye ndihmës Sekretari i Përgjithshëm, përgjegjës për divizionin e transformimit digjital dhe kibernetik, kërkoi më shumë investime në teknologji.

“Investoni urgjentisht në mbrojtjen kibernetike. Mbrojtja kibernetike është thelbësorë që ne të jemi të përgatitur për betejën e ardhshme.”

Shefi i qeverisë shqiptare tregoje eksperiencën e Tiranës kur u sulmua nga Irani dhe të dhëna sensitive të qytetarëve dhe institucioneve në vend dolën sheshit.

“I mbijetuam kësaj dhe jam shumë krenar t’ju them që kemi një prej mureve mbrojtëse më të mira kibernetike mes vendeve të NATO-s. Sot përballemi mesatarisht me një sulm kibernetik në çdo tre minuta, por ja dalim t’i zmbrapsim tërësisht. Kur behet fjalë për sulme që lënë gjurmë, kemi pasur 48 të tilla gjatë gjithë vitit të fundit. 48 edhe një herë kanë lënë gjurmë por nuk kanë bërë asnjë dëm të konsiderueshëm. kemi qenë mes të parëve fare që kombinuan mbrojtje kibernetike me inteligjencën artificiale dhe është inteligjenca jonë artificiale brenda këtij muri mbrojtës kibernetik që bën punë 24 orë në ditë”, tha Rama.

Kryeministri Rama e sheh sektorin privat si një nga më hallkat më të dobëta për sa i përket sigurisë kibernetike.

“Ana tjetër është sektori privat. Na duhet të bëjmë shumë më tepër për ta përfshirë sektorin privat dhe për t’i ndërgjegjësuar”, shtoi Rama.

Në këtë konferencë u theksua nevoja për bashkëpunimin e vendeve anëtare të NATO-s për mbledhjen e të gjitha informacineve për instrumentet novatore që përdorin vendet armiqësore.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos