Kaos pranë selisë së PS, policia zmbraps protestuesit me gaz lotsjellës

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 14:15 | Aktualitet

Një situatë kaotike është krijuar pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, ku protestuesit kanë tentuar të sulmojnë godinën e selisë rozë, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Efektivët kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën te Teatri i Kukullave, duke arritur ta largojnë atë përkohësisht nga zona.

Megjithatë, protestuesit janë rigrupuar vazhdimisht, duke u shpërndarë në disa prej rrugëve kryesore pranë qendrës së kryeqytetit.

Përplasjet vijnë në kuadër të protestës së studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë, e cila është përshkallëzuar gjatë orëve të fundit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos