Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë kanë konfirmuar Linin në Pogradec si vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë.
Po ashtu është konfirmuar se vjetërsia e këtij vendbanimi daton përgjatë hapësirës kohore 6,000 – 4,000 para Krishtit.
Po ashtu, rezultatet e gërmimeve mbi 4-vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre nga Universiteti i Bernës kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është mbi 8500-vjeçar, shkruan A2 CNN.
Studimet kanë treguar se në Lin janë zbuluar për herë të parë hapja e llogoreve tokësore, shumë shtylla druri të tjera të shtëpive, shtresa qeramike arkeologjike të dekoruara me impreso – një nga format më të hershme të poçarisë dhe grumbuj të mëdhenje pishash të cilat mendohen se janë mbetje të një apo disa shtëpive.
Gjithashtu nga studimet ka rezultuar se për herë të parë përputhen kronologjitë e unazave të pemëve të sitit të Linit me atë të Ohrit. (A2 Televizion)