Klodian Braho në krye të SPAK, Bushkolaj: Në fokus do të jenë kartelet e drogës

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2025, 21:38 | Aktualitet

Goditja e grupeve të strukturara kriminale të përfshira në trafik droge dhe ndikimi i tyre në ekonominë shqiptare, për gazetarin Elkier Bushkolaj, do të jenë fokusi kryesor i SPAK-ut, pas zgjedhjes së Klodian Brahos. Në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai theksoi se krimi i organizuar i lidhur me trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe korrupsioni janë shndërruar në kërcënim për sigurinë ekonomike dhe politike të vendit, duke depërtuar në sektorë strategjikë.

Sipas tij aktiviteti i grupeve shqiptare të kokainës ka bashkëpunuar me kartelet serbe dhe malazeze.

“Nuk kishte risi vizita e zotit Dumani në Mal të Zi edhe në Serbi se kjo na tregon atë linjën që kartelet shqiptarë ose grupet shqiptare të përfshira në trafik droge e kanë djegur. Pra më shumë sesa kanë bashkëpunuar me atë Dragetën, kanë bashkëpunuar me kartelet serbe dhe me kartelet malazeze të cilat për hir të së vërtetës janë shumë të vjetra në tregtinë e kokainës. Nisin edhe përpara se sa arkani i luftës së Kosovës të ishte aktiv në botën në botën e errët të krimit. Dhe unë mendoj që kjo do jetë direktiva kryesore. Unë besoj që, fokusi kryesor i SPAK-ut tani që po flasim me mbrapa do jetë çështja e fuqisë së grupeve të strukturuara kriminale të përfshira në trafik droge dhe përfshirja e tyre në biznes dhe ekonomi”, tha Bushkolaj në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Bushkolaj theksoi se rasti i dhënies së lejeve të ndërtimit për persona të kërkuar nga SPAK, me firmë të kryeministrit, tregon alarmin që ngre prej kohësh ambasada amerikane.

“Të paktën prej një viti monopoli i lejeve të ndërtimit dhe monopoli i investimeve strategjike janë të kryeministrit Edi Rama. Dhe unë nuk i shoh dot të shkëputura nga njëra-tjetra se në moment që një person që është në kërkim nga SPAK merr leje ndërtimin me firmën e kryeministrit Edi Rama, këtu qartazi është ai alarmi që ngrenë partnerët, se në fund të ditës ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po thotë që do godasim grupet e strukturuara kriminale edhe fuqinë e tyre ekonomike, se në deklarimin e ditës së djeshme kishte dhe një element tjetër, korrupsionin që po dëmton ekonominë e investimeve amerikane, se këtu ka dhe investimeve tuaja, por duhet të kemi parasysh që të gjitha investimet e huaja nuk kanë asnjë lloj imuniteti, kur në lojë ose në ekonomi është paraja e drogës”, theksoi ai Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai theksoi se prania fizike e DEA-s në Shqipëri gjatë dy-tre viteve të fundit ka rritur kapacitetet e institucioneve në gjurmimin e trafikut të drogës dhe rrjeteve financiare të tij.

“Aleatët kanë interesa që lidhen me infrastrukturën energjetike të Shqipërisë. Te pjesa e karteleve të drogës kam përshtypjen që SPAK do t'i shkojë në themel problemit. Pse këtu ka një ndihmë të zyrës së Deas, e cila prej të paktën dy tre vitesh është zyrë fizike në Shqipëri. Pra, nuk e kemi më që monitorohemi as nga Athina as nga Sofja”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos