Pikëpamja e Kim Mehmetit: Shqiptarëve u duhet një mendësi, te flasin dhe mendojnë shqip

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
11 Dhjetor 2025, 16:03 | Aktualitet

“Duhet të kemi një mendësi, jo vetëm të flasim shqip, por edhe të mendojmë shqip”. Vetëm në këtë mënyrë publicisti i njohur nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, e shikon të ardhmen e shqiptarëve të bashkuar.

Shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, është shprehur se shqiptarët në të gjithë trojet e tyre në Ballkan, nuk mendojnë njësoj. Për të njëjtin faktor, që nga koha e komunizmit shqiptar dhe atij ish-jugosllav,  kanë qasje të ndryshme. Thënë më konkretisht flasin shqip por nuk mendojnë në të njëjtën gjuhë.

Në këtë kontekst Mehmeti është shprehur që edhe shqiptarët duhet të mendojnë për paqen duke u armatosur siç po bën e gjithë bota.

Këto deklarata publicisti Mehmeti i ka bërë gjatë një takimi që ka patur në bibliotekën “Marin Barleti” të Shkodrës ku u dhuruan 3 mijë libra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos