
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të Prokurorisë së Posaçme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj teksa i ka uruar suksese Brahos në këtë detyrë, ka shtuar se forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim.
Po ashtu Begaj ka thënë se SPAK nën drejtimin e Altin Dumanit, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim, shkruan A2 CNN.
Postimi i Presidentit Begaj:
Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodian Braho!
Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.
SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim.
Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim.
Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin! (A2 Televizion)