Kompania shtetërore e prodhimit të armëve Kayo, ka dhënë versionin zyrtar për veprimet e ndërmarra gjatë ditëve të fundit në godinën e Fokus Media Group.
Në një komunikatë për mediat, Kayo sqaron se të gjitha matërialet e gjendura brenda godinës ku janë televizionet News 24, Panorma TV dhe gazetar Panorama dhe Shqiptare janë bërë nën mbikëqyrjen e forcave të armatosura, duke invetarizuar të gjitha materialet e nxjerra prej ndërtesës, shkruan A2.
“Lirimi i ndërtesës është kryer në kushte të larta sigurie, në prani të forcave të armatosura, duke dokumentuar me procesverbal çdo send të ndodhur brenda saj. Pretendimet për fshirjen e materialeve të gazetarëve janë të pabazuara dhe të pavërteta”, ky sqarom vjen pas pretendimeve nga përfaqësues të Fokus Media Group, të cilët publikisht akuzuan se veprimet e Kayo ishin në kundërshtim me ligjin.
Ndërkohë, materialet e nxjerra sipas kompanisë shtetërore, janë transferuar pranë Rezervave të Shtetit, me adresë Rruga Bajram Tusha, pranë ish Gjykatës së Apelit, Shkozet, Durrës dhe i bëjnë thirje administratorit të Fokus Media Group që të paraqitet personalisht pranë Rezervave të Shtetit si i vetmi person i autorizuar “për të marrë sa më parë sendet e gjetura dhe të inventarizuara në objekt. Kayo sh.a i ka bërë thirrje administratorit që t’i tërheqë të gjithë bazën materiale”.
(A2 Televizion)