Zjarret rrethojnë fshatrat në Gramsh, një familje bllokohet në një fermë

Nga A2 CNN
12 Gusht 2025, 13:49 | Aktualitet

Zjarret rrethojnë fshatrat në Gramsh, një familje bllokohet

Situata nga zjarret paraqitet tepër kritike në njësinë administrative Skënderbegas të Gramshit, ku për tre fshatra Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar urdhër evakuimi.

A2 CNN mëson se si pasojë e përhapjes me shpejtësi të flakëve në fshatin Bulcar ka mbetur e izoluar në një fermë, një prind me dy fëmijë.

Sakaq, ekipet e Emergjencave Civile dhe Zjarrfikëses që shkuan drejt fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë për të evakuuar banorët dhe mbetën të bllokuar nga zjarri po përpiqen të dalin nga krahu i fshatrave të Skraparit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos