Ndërtimet e paligjshme, minimumi 500 mijë lekë gjobë kush nuk i prish vetë

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
12 Gusht 2025, 12:27 | Aktualitet

Tashmë që ka përfunduar faza e konstatimeve dhe njoftimeve paraprake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Qarkun e Korçës ka nisur verifikimet në terren për të parë zbatimin e ligjit për lirimin e hapësirave publike deri në 6 metra nga rruga kryesore, ku janë konstatuar disa qindra subjekte tregtare dhe banesa, nga Qafë Thana deri në Kapshticë.

Për ata që nuk e prishin vetë rrethimin e paligjshëm, drejtori i IKMT për Qarkun e Korçës paralajmëron gjoba, shkruan A2.

Ky aksion vjen si pjesë e masave për zbatimin e ligjit dhe lirimin e hapësirave publike përgjatë akseve kombëtare të cilat lidhen edhe me sigurinë rrugore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos