Lirimi i hapësirave publike, Bashkia e Shkodrës ndërhyn në blloqet e lagjeve

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
18 Shtator 2025, 18:44 | Aktualitet

Pallatet e ish-të përndjekurve në lagjen Skënderbeg të Shkodrës, por çlirohen nga ndërtimet dhe rrethimet e ndryshme pa leje të kryera ndër vite nga vetë banorët.

Sipas drejtorit të policisë bashkiake të Shkodrës, kjo ndërhyrje përbën fazën e dytë të aksionit të përgjithshëm për lirimin e hapësirave publike.

Në bazë të të dhënave të Bashkisë Shkodër, ky është blloku i katërt i pallateve ku fadromat e Bashkisë po ndërhyjnë për të liruar sipërfaqe publike të zaptuara prej vitesh.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos