Kryebashkiaku i Vlorës: Kërkojmë drejtorë, duhet të jenë të përgjegjshëm, ja si të aplikoni

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 19:59 | Aktualitet

Kryebashkiaku i Vlorës: Kërkojmë drejtorë, duhet të

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, me anë të një postimi në Facebook ka shpallur “vakancat për të gjithë ata që besojnë se kanë përvojën, gatishmërinë dhe përgjegjshmërinë e duhur për të kontribuar dhe për t'i shërbyer zhvillimit të qytetit, në të gjitha nivelet”.

Dredha ka treguar dhe hapat që duhet të ndjekin të interesuarit për pozicione të ndryshme, shkruan A2.

Postimi i plotë:

Pas doreheqjeve të drejtorave të drejtorive, Bashkia Vlorë ka shpallur vakancat për të gjithë ata që besojnë se kanë përvojën, gatishmërinë dhe përgjegjshmërinë e duhur për të kontribuar dhe për t'i shërbyer zhvillimit të qytetit, në të gjitha nivelet.

Në faqen zyrtare të ëeb-it do të gjeni procedurat që duhet të ndiqni, vetëm për një pjesë të pozicioneve vakante për të cilat mund të konkuroni! Duke qenë se jemi në proces të hartimit të dokumentacionit, për secilën prej drejtorive, në vijim do të informoheni për pjesën tjetër të pozicioneve të lira!

Të gjithë të interesuarit, të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, brenda afateve të përcaktuara, në çdo shpallje, për pozicionet si më poshtë:

• Drejtor në Drejtorinë e Projekteve të Huaja, Integrimit Europian dhe Diasporës

• Drejtor në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm

• Drejtor në Drejtorinë e Protokoll-Arkivës

• Kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit

• Drejtor në Policinë Bashkiake

• Drejtor në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike

• Drejtor në Ndërmarrjen e Gjelbërimit

• Drejtor në Ndërmarrjen e Pastrimit

• Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes Civile)

• Drejtor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve

• Drejtor në Shtëpinë e Foshnjes

• Drejtor në Teatrin “Petro Marko”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos