Vijon prej 4 ditësh zjarri në malin e Dukatit, kreu i emergjencave: Hetoni çdo rast

Nga Edi Ruçi
9 Korrik 2025, 20:47 | Aktualitet

Vijon prej 4 ditësh zjarri në malin e Dukatit, kreu i emergjencave:

Vijon prej katër ditësh zjarri në malin e Dukatit duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me kullota, pemë dhe bimësi, teksa në terren janë të gjitha strukturat për të lokalizuar zjarrin dhe mos lejuar avancimin e tij.

Vijon prej 4 ditësh zjarri në malin e Dukatit, kreu i emergjencave:

Për të inspektuar situatën ka shkuar edhe kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako. Ai u ka bërë thirrje të gjitha strukturave për të hetuar çdo rast të zjarrit. Sipas kreut të emergjencave 90% e tyre vendosen nga dora e njeriut, por hetimi përcakton nëse është i qëllimshëm apo jo, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.

Vijon prej 4 ditësh zjarri në malin e Dukatit, kreu i emergjencave:

Çako ka theksuar se te gjitha strukturat janë në terren duke nisur nga forcat zjarrfikëse, të mbrojtjes civile, por edhe pushteti vendor. Parku Kombëtar i Llogarasë për momentin nuk rrezikon, ka theksuar Çako. Sipas tij dhe helikopteri është në gatishmëri për çdo ndërhyrje të mundshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos