Shpallet “Dëshmor i Atdheut” kapiten Arben Anamali, u mbyt pasi shpëtoi turistët

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 14:40 | Aktualitet

Shpallet “Dëshmor i Atdheut” kapiten Arben Anamali, u mbyt pasi

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale se është shpallur dëshmor i atdheut kapiteni Arben Anamalin, drejtuesi i anijes turistike të Bashkisë Shkodër, i cili humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në Liqenin e Shkodrës.

Rama e cilësoi Anamalin “Dëshmor i Atdheut” dhe u shpreh se ai do të nderohet me mirënjohjen më të lartë të Republikës, për aktin e tij të jashtëzakonshëm të sakrificës dhe humanizmit, shkruan A2 CNN.

“U prehsh në paqe dëshmor i atdheut. I paharruar, Kapiten Arbeni!”, shkruan Kryeministri Rama.

Arben Anamali humbi jetën në Liqenin e Shkodrës teksa po përpiqej të shpëtonte nga mbytja dy turistë të huaj që kishin rënë në ujë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos