Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi sot garën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, 3 muaj para përfundimit të mandatit të kreut aktual të këtij institucioni, Altin Dumani.
Aplikimet do të pranohen për një periudhë 3-javore, duke përfunduar më 8 tetor të këtij viti, shkruan A2 CNN.
Seanca në KLP u ndoq edhe nga përfaqësues të ambasadës së SHBA në Tiranë.
Sipas ligjit, mandati i Dumanit zgjat 3 vjet. Ai është drejtuesi i dytë i këtij institucioni, më parë postin e ka mbajtur Arben Kraja. (A2 Televizion)